Rubairat, interpretohet nga tri aktore

Fatlume Bunjaku sjell leximin skenik të veprës së njohur poetike

Janë vargje që flasin për dashurinë dhe verën.

Përmes interpretimit të aktoreve, Fatlume Bunjaku ka sjellë tek shikuesit veprën “Rubairat” të Omer Khajamit.

Kjo vepër e letërsisë persiane e botuar në vitin 1859 erdhi në interpretimin e Kumrije Hoxhës, Rebeka Qenës dhe Igballe Qenës.

Ky projekt është pjesë e aktiviteteve “Rri n’shpi e thellohu”, që po transmetohen në të gjitha kanalet e Kohavisionit, në Gjirafa dhe në faqen e Komunës së Prishtinës në Facebook, raporton KOHA.

Për 15 minuta, në librarinë “Dukagjini” aktoret kanë lexuar poezi orientale, në të cilat rubairat ndjekin njëra-tjetrën me rimë alfabetike.

Përveç veprës poetike, e hëna solli edhe aktivitete të tjera. Në kuadër të “Rri n’shpi e ngo live”, në ekranin e KTV-së u transmetua koncerti muzikor i këngëtarit Florent Abrashi, ndërsa në kuadër të rubrikës “Rri n’shpi e kce”, për më shumë se gjysmë ore u dëgjua muzikë elektronike nga DJ MIM.

Të gjitha këto aktivitete kulturore janë pjesë e thirrjes “R