“Zgjodha të të dua në heshtje”, Leka Sefla lexon Rumin

Zgjodha të të dua në heshtje,
Sepse në heshtje nuk gjej asnjë pengesë.
Zgjodha të të dua në vetmi,
Sepse në vetmi askush nuk të ka veç meje.
Zgjodha të të adhuroj prej një farë largësie,
Sepse largësia më ruan nga dhimbja.
Zgjedh të të puth përmes erës,
Sepse ajo është më e lehtë se buzët e mia.
Zgjedh të të mbaj nëpër ëndrra,
Sepse atje ti je e pafundme.