Rusia lëshon urdhër arresti për fituesen e Eurovisionit

Prokuroria e Moskës njoftoi se e ka lëshuar një urdhër arrest për fituesen e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Jamala, e cila ka rrënjë tatare nga Krimea, nën akuzat se ka përhapur informata “të rreme” për përfshirjen e Forcave të Armatosura të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Brendshme e Rusisë e futi këngëtaren, emri i vërtetë i së cilës është Susana Dzhamaladinova, në listën e personave të kërkuar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Më 2016, Jamala e fitoi Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision” me një baladë e cila përshkroi dëbimin brutal të tatarëve të Krimeas nga Krimea për në Azinë Qendrore në vitin 1944 nga diktatori sovjetik. Joseph Stalin.

Më 2023, Jamala e regjistroi një album me titullin “Krimea”, në të cilin mblodhi këngë të lashta për popullin e vet.

Ajo e ka ngritur zërin vazhdimisht kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe kundër agresionit të armatosur rus në Ukrainë.

Në prill 2022, Ministria e Jashtme e Rusisë e futi atë në listën e artistëve ukrainas të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për 50 vjet. /REL

ObserverKult


Lexo edhe:

ZYRTARE, RUSIA PËRJASHTOHET NGA EUROVISION 2022

Rusia është përjashtuar nga Festivali Europian i Këngës për vitin 2022, që do të zhvillohet në Itali këtë vit.

“Mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një kompeticioni kulturor që promovon marrëdhëniet dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve.

“Pjesëmarrja e Rusisë në garën e këtij viti do të diskreditonte kompeticionin, për shkak të krizës në Ukrainë”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ROBERT SHVARC: TË NDJEJ, O MIKE E SHPIRTIT TIM!

E ç’të shpresoj tani për ritakime?
Ato po mbeten gonxhe që nuk çelin!
Parajsë dhe skëterrë në zemrën time,
rënkime dhe shpresa që më dhelin!

Gjithnjë tek un’ jetoka një dëshirë:
t’i falem pastërtisë së panjohur,
asaj që është m’e lartë dhe m’e mirë,
asaj që deri tani nuk më ka ngrohur.

Këtë e quaj unë shenjtërim –
dhe e ndiej për Ty, o mike e shpirtit tim!

Por ja që mbetem prapë i vetmuar
dhe koha shkon, asgjë nuk më dhuron.
E gjith’ ajo, që n’heshtje kam varguar,
më lumturon e prapë më trishton…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult