Në emisionin “Diagnozë” me Freskida Milotin së fundmi është folur për shenjat e para të çrregullimit të sjelljes me fëmijët.
Në këtë emision është diskutuar më shumë rreth mënyrave sesi mund të ndërgjegjësohen prindërit për të qenë më vigjilentë ndaj sjelljeve të të vegjëlve të tyre.
Vështirësitë në të folur dhe vonesa të zhvillimit gjuhësor mund të jenë disa nga shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë vështirësi në komunikim.
Logopedja Alekta Buba shpjegon se vështirësitë në komunikim mund t’i vëmë re tek fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit, tek belbëzimi.
“Vlen të përmendim që diagnozat më të shpeshta që ne hasim janë vështirësitë në të folur dhe vonesa të zhvillimit gjuhësor, ku fëmijët nuk nxjerrin fjalë të para dhe nuk kanë një numër të caktuar fjalësh, pra, në përputhje me moshën e tyre kronologjike. Gjithashtu, mund të përmendim dhe çrregullimet e përdorimit pragmatik të gjuhës që vihet re kryesisht tek fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit, por gjithashtu janë shumë të pranishme dhe çrregullime në rrjedhshmërinë e të folurit që hasim kryesisht tek belbëzimi. /Alekta Buba, logopede
Por cili është ndikimi i ekraneve në zhvillimin e fëmijëve dhe sa duhet të ekspozohen ata ndaj teknologjisë?
Logopede Buba shpjegon se deri në moshën 2-3 vjeçare nuk rekomandohet, por nëse është e pashmangshme prindi duhet të jetë pranë tyre t’u shpjegojë se çfarë po shohin.
Bashkëveprimi prindër-fëmijë është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për të zhvilluar gjuhën dhe procesin e komunikimit për shkak se sot jetesa po bëhet shumë e ngarkuar dhe prindërit zakonisht janë shumë të ngarkuar me punë dhe nuk e kanë më mundësinë për t’u përkushtuar e për të krijuar një komunikim efikas me fëmijët e tyre.
Dhe shpesh, sipas ekspertëve, ky bëhet një faktor ndihmues që këta fëmijë paraqesin çrregullime dhe vonesa gjuhësore.
Si ndikon një logopede në komunikimin e fëmijës?
“Ne përpiqemi në radhë të parë ta bëjmë fëmijën të ndjehet komfort, i qetë dhe i pranuar në vështirësinë që ai ka. Në këtë moment fëmija fillon të ndjehet dhe i kuptuar nga logopedi që ka përballë dhe fillon të kuptojë që ky person këtu është për të më ndihmuar. Dhe pastaj nëpërmjet ndërhyrjes logopedike ai fillon të shfaqë dhe tingujt e parë, fjalët e para dhe të fillojë të kuptojë që fjala e parë, arma më e fortë që ne kemi, ai mund ta zotërojë dhe ta përdorë për nevojat e dëshirat e tij,” shpjegon Buba./ a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
“LËRINI TË QETA NËNAT QË FLASIN ME FËMIJËT QË NUK I KANË MË NË JETË. NUK JANË TË ÇMENDURA!”
Nga: Roberta Petrignani
“Lërini të qeta. Lërini të qeta ato nëna që flasin me fëmijët që nuk i kanë më në jetë. Nuk janë të çmendura! Dialogu i tyre është i heshtur.
Nëse ndonjëra flet me zë të lartë, mos mendoni se është e çmendur. Mos e shihni me mëshirë.
Ajo flet me atë që ju nuk e shihni dot. Nënat që i ndiejnë fëmijët e tyre, nuk kanë nevojë t’i shohin ata për t’u folur.
Nënat e fëmijëve që nuk jetojnë më, zhyten në kujtimet e tyre. Jetojnë gjithë kohës me ëndrra.
Ato presin natën për t’i takuar fëmijët në ëndrra. Ditën për t’ua treguar të tjerëve çfarë kanë biseduar. Lërini të qeta nënat e fëmijëve që kanë ndërruar jetë.
Ato e dinë se dashuria nuk ka fund. Edhe kur zemra është e lënduar dhe e copëtuar nga dhimbjet.
Ecin të gjitha bashkë nënat e fëmijëve që kanë ndërruar jetë. I ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë dhe ngrohtësi. Kur akulli i vetmisë i përshkon ato dhe vdekja u rrëqeth shpirtin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult