A e dini sa ishte i pasur Ahmet Zogu?

Historiani Erald Kapri thotë se Ahmet Zogu ishte i pasur para se të bëhej Mbret i Shqipërisë.

Në emisionin “Now”, Kapri u shpreh, kohë parë, se edhe pa floririn dhe bizhuteritë, Zogu zotëronte një pasuri të madhe. Në ditët e sotme kap vlerën e 10 milionë eurove.

“Zogu realisht ka qenë një njeri shumë i pasur edhe para se të bëhej mbret. Ishte një nga biznesmenët e parë në Shqipëri.

Në 1919 këtu ka ardhur një industrialist italian, që bëri një marrëveshje me Zogun për pyjet e zonës së Pukës dhe Fushë Arrëzit. Një marrëveshje për 700 mijë lireta të kohës.

Ai kishte një koleksion bizhuterish që u zbulua në një ankand në vitin 1959. Kam zbuluar dy llogari të fshehta bankare të Zogut. Ishin krijuar para se të ikte nga Shqipëria.

Një e kishte të llojit bankë, 50 mijë stërlina dhe një në Westmister Bank” me kapital amerikan, kishte 82 mijë dollarë.

Ai fitoi edhe një kompensim lufte ku mori 52 mijë stërlina. Zogu, pa floririn dhe pa këto bizhuteri kishte para mjaftueshëm, që me kohën e sotme shkon 10 milionë euro”, theksoi ai.

Zogu ka marrë deri para vitit 1925, deri në 3 milionë lireta për marrëveshjen e pyjeve. Kjo marrëveshje mendohet t’i ketë sjellë 100 mijë stërlina në flori.

Gjatë kohës që u bë Mbret, vendosi një standard. Oborri mbretëror do kishte një buxhet të majmë, që i shërbente oborrit mbretëror. Këto paguheshin 500 mijë franga ose 25 mijë napolona flori.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARI QË MORI ME VETE MBRETI ZOG, ARKIVI PUBLIKON PËR HERË TË PARË DOKUMENTIN: ËSHTË SHUMË MË TEPËR NGA SA DIHEJ DERI MË SOT

Drejtoria e përgjithshme e Arkivave ka publikuar për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, pretendohet se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete kur u larguan nga Shqipëria drejt Greqisë në prill të vitit 1939, është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot.

Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fashiste, ku shkruhet se mbreti Zog ka marrë 250 mijë napolona ar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult