Poezi nga Timo Flloko
Sa të kam dashur, dikur…
Tani gjithçka e trishtë.
Për shkak të harresës, ndoshta,
ku ta dish!
Sa ëndërroja për ty, dikur…
Tani jo, mjerisht.
Për shkak të harresës, ndoshta,
të dashurisë!
Kur rendnim pas yjeve, dikur…
Të luajtur, natyrisht.
Mbi shpinë të Arushës së Madhe,
Kometës me Bisht.
Qielli e ka humbur magjinë.
Dhe hënë e brishtë.
Për shkak të harresës, ndoshta,
ku ta dish!
Çudi sa të kam dashur, dikur…
s’kthehet asgjë sërish.
Ç’kuptim do të kishte harresa,
ndryshe po të ish?!
*Titulli i origjinalit: “Harresa”
ObserverKult
RRËFIMI I EVA ALIKAJT: NGA PUTHJA ME TIMO FLLOKON, TEK “PALLATI 176”…
Ajo ishte në moshë fare të re, teksa bënte hapat e parë drejt skenës së Teatrit Kombëtar. Ndërsa dridhej nga emocionet, drejt saj me një thjeshtësi të pashoq afrohej jo më pak se i ashtuquajturi “babai” i teatrit shqiptar, Piro Mani. “Mirë se vjen Eva Alikaj”, – i thotë ai, dhe këto fjalë asaj i ngrohin menjëherë zemrën.
Aktorja e rrëfeu momentin dhe rrugëtimin e saj artistik deri në ditët e sotme, mes kinemasë e teatrit, një intervistë të pazakontë me regjisorin Hervin Çuli, ku prekin dhe aspekte personale të jetës.
Nuk bëhet fjalë për një intervistë pune, ndaj dhe Çulin e shohim gati jashtë “petkave” të drejtorit të Teatrit Kombëtar, ndonëse Alikaj nuk ua përton ankesave për role të papërshtatshme gjatë kohëve të fundit.
Rrëfimi i Alikajt erdhi në kuadër të intervistave që shpalosin “Anatominë e një aktori në karantinë”, pasi, edhe përsa i përket teatrit, “The show must go on” (“Shfaqja duhet të vazhdojë”)…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU