Sabato: Ka ende gjasa për një jetë më njerëzore, ja çka duhet të bëjmë

ernesto sabato
Ernesto Sabato

Nga Ernesto Sabato

“Ka disa ditë kur zgjohem me një shpresë të marrosur, janë çaste kur e ndiej se gjasat për një jetë më njerëzore janë mirëfilli të mundshme. Kjo është pikërisht një ditë e tillë. Atëherë, kam nisur të shkruaj thuajse i mëdyshur qysh në agun e ditës, me njëfarë nxitimi, si dikush që del me vrap në rrugë për të kërkuar ndihmë për shkak të zjarrit, ose porsi në varkë që, para se të mbytet, i bën me shenjë ethshëm portit që duket i afërm, teksa askush nuk dëgjon sidoqoftë, sepse janë të shurdhuar nga zhurmat e qytetit dhe afishet që t’i zënë sytë.

Ju kërkoj që të mendoheni thellësisht lidhur me madhështinë që akoma mund të synojmë të gjithë, nëse guxojmë ta çmojmë jetën tonë pakëz ndryshe.

T’i kërkojmë vetes guximin që na e fal dimensionin tonë të vërtetë njerëzor. Të tërë pa parjashtim epemi dikur në jetë. Gjithsesi diçka kurrë nuk epet, bindja që veç vlerat tona shpirtërore mund të na shpëtojnë nga tërmetet që cënojnë thelbin e njerëzimit”.

Ernesto Sabato, “La resistencia”.

Në shqip: Elvi Sidheri

ObserverKult

ernesto sabato

Lexo edhe:

ROMAN JAKOBSON: Ç’ËSHTË POEZIA?

Roman Osipjeviç Jakobson (Moskë 1896 – Boston 1982), një ndër figurat më qendrore të formalizmit rus, pastaj, së bashku me Trubeckoin dhe Muharzhovskin -të rrethit linguistik të Pragës. Mësues i madh i revolucionit gjuhësor nën emrin “strukturalizëm”, ai çeli shtigje të reja studimore, duke i shtjelluar dhe zhvendosur ato në rrjedhat e semiologjisë dhe ato të semiotikës.
Studimi i mëposhtëm është shkëputur nga përmbledhja me punime të zgjedhura të Jakobsonit “Gjuha dhe e pavetëdijshmja”


Nga Roman Jakobson

Ç’është poezia? Para se të përkufizojmë kuptimin e kësaj fjale, do qe më mirë t’ia kundërvinim atë asaj “çkaje” që nuk përbën poezi. Por, t’ia qëllosh, se çfarë nuk është poezi, këtu puna na qet do telashe. Lista e pranueshme e termave poetikë në kohën e periudhës neoklasike të romantizmit ka qenë mjaft e kufizuar…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU