Sabiha Kasimati, shkencëtarja që u vra me firmën e Enverit (video)

Ky dokumentar sjell historinë e shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, jeta e se cilës u ndërpre në moshë të re pasi u konsiderua kundërshtare e sistemit komunist.
Sabiha Kasimati ishte laureuar në Torino të Italisë për biologji dhe ishte një nga anëtarët më të hershëm të Institutit të Shkencave, pararendës i Akademisë së Shkencave.
Po përse regjimi komunist e vrau shkencëtaren e parë shqiptare?
Çfarë thotë e vërteta?
Ishte Sabihaja një kundërshtare e këtij regjimi, apo u ekzekutua sepse refuzoi Enver Hoxhën?
Përgjigjet për këto pyetje tenton të zbardhë edhe ky dokumentar i realizuar nga ABC news.