Sabina Darova: Kruja dikur e dashur, Kruja që sot zhgënjen

Këpucët që kërkonin dritë…

Është për të ardhur keq, kur lexoj shprehjen ” epoka e shpellarëve” që përdoret nga njëri krah politik për të denigruar krahun tjetër kundërshtar, duke përdorur fotografi krahasuese gjatë viteve në zhvillim, e sidomos kur ato janë nga fillimi i tranzicionit e tani gjatë pesë viteve të fundit.

Është e dhimbshme kur dëgjon këto shprehje të paedukata, fëmijërore, tallëse e fyese, tek përdoren si pa gjë të keq, nga njerëz që kanë një formim në shkencat politike si brënda, ashtu edhe jashtë vendit. Është e palejushme kjo gjuhë që vjen prej tyre, më shumë se nga çdo kush tjetër.

Hiqni dorë ju lutem nga propaganda dhe punoni për një bashkim, për një vëllazërim, bashkandarje detyrash dhe misionesh ndaj qytetit tuaj. Mjaft me përçarje dhe gënjeshtra! Mjaft me fasada, por përpiquni t‘i siguroni qytetit ujë dhe drita, dy elementët bazë për jetën, ende të paplotësuara.

E kujt po i bëhet vonë se qenkan apo jo ca çentrurina përpara Muzeut të Skenderbeut për t‘ju shitur turistëve nga njerëz në nevojë? ” I vu comprà ” i gjen edhe përpara Louvre të Parisit apo Colosseut të Romës.

Shqetësimet janë të tjera. Janë vrasjet me pagesë, tokat e mbjella me bimë narkotike e që mbrohen nga vetë policia, janë lëndët plasëse që prodhohen me shumicë, janë makinat që digjen gjatë natës, janë listat e emrave tek farmacitë për ilaçet, që njerëzit nuk i paguajnë dot, janë tymrat e fabrikes se çimentos që shton numrin e të semureve me kancer, etj etj.

Dhe ju, përfaqësuesit e Bashkisë së Krujës, guxoni dhe quani “shpellarë” bashkëqytetarët tuaj? Nuk ka ekzistuar kurrë një armiqësi apo gjuhë kaq agresive, as në kohën e komunizmit në Krujën që unë mbaj mend.
Fatkeqësi!

———————————————————————————–

LEXO EDHE: SABINA DAROVA: KUR TË HUMBA…

Kur të humba
Nuk ishte e martë siç ra Kostandinopoja.
As e premte
Ditë kur falen mëkatet.
Të hënën përjashtoj patjetër
Sepse në një fillim jave
Djegin energji mushkëritë.
Ndoshta diku ndërmjet
Të shtunës e të dielës
Kur koha tërhiqet për bishti
Në diskutime të trishta
E faji mbetet gjithnjë jetim…

POEZINË E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU