Sabri Fejzullahu me fjalë prekëse pas vdekjes së Ismet Bogujevcit: “Sot dashta me të taku…”

Sot ka vdekur këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci, lajmin për vdekjen e këngëtarit e bëri djali i të ndjerit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Këngëtari, Sabri Fejzullahu në rrjetin social “Instagram” ka bërë një postim prekës, teksa ka treguar se ka dashur sot të takoj e të ia uroj festën e Fitër Bajramit.

“Sot dashta me të taku, e me ta uru festën e Bajramit o Ismet. Zoti paska vendos me të dërgu në atë botë, në këtë ditë të madhe, e s’mundem me than kurgja po që ma tha e gojën e shpirtin dhe mbeta pa fjalë. E kishe urtësin e qytetrimit ooo Artist. Ngushellime gjithe popullit Shqiptarë”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE: Vdiq këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci