Sabri Fejzullahut i ndahet “Çelësi i Qytetit”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ja ka ndarë “Çelësin e Qytetit” këngëtarit të mirënjohur, Sabri Fejzullahu.

Ky çmim iu nda këngëtarit me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, ku u mbajtën një varg aktivitetesh.

Ndarja e “Çelësi të Qytetit” për kontributin e dhënë të Sabriut në muzikën shqiptare tash e më shumë se 50 vite në skenë, ishte i mirëpritur nga këngëtari.

Këngëtari u shpreh i lumtur që këtë “Çelësin” po e pranon nga kryetari Shppend Ahmeti, i cili njëherit është djali i aktorit tashmë të ndjerë Ali Ahmeti, të cilin Sabri Fejzullahu tha se e kishte ndër shokët më të mirë.