Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur Akademik Sabri Hamitin anëtar të jashtëm të Akademisë.
Profili intelektual i anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Sabri Hamiti dhe anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë është paraqitur nga Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi.
“Studiues i mirënjohur i historisë së letërsisë shqipe prej fillimeve deri në kohën e sotme; me botime të thelluara posaçërisht për autorë dhe zhvillimeve të mënjanuara, të ndaluara apo të përjashtuara në historishkrimin e letërsisë në Shqipëri e në Kosovë; i vlerësuar për rolin orientues të studimeve të tij në pikëpamje të shkollave letrare, duke përfshirë atë të grupimit “vox clamantis in deserto”; të ndërveprimit midis jetës dhe veprës së shkrimtarit; të përveçimit të tyre përmes stilit; me veprimtari universitare në gjithë hapësirën historike shqiptare; autor i mbi 50 veprave monografike studimore dhe letrare; fitues i shumë çmimeve kombëtare e mbarëkombëtare për merita shkencore e krijuese, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës” ka thënë akademik Gjinushi.
ObserverKult
Lexo edhe:
SABRI HAMITIT I JEPET ÇMIMI “JAKOV XOXA”
Në hapje të “Panairit të librit akademik dhe shkencor” të organizuar nga akademitë e Kosovës dhe Shqipërisë, librit “Stilografia” të Sabri Hamitit i është akorduar Çmimi “Jakov Xoxa”, të cilin e ka themeluar Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Drejtoresha e QKLL-së, znj. Alda Bardhyli, e ka lexuar vendimin, ndërsa Çmimin ia ka dorëzuar akad. Sabri Hamitit, kryetari i ASHSH-së, akad. Skënder Gjinushi.
I ka përshëndetur të pranishmit edhe Agron Xoxa, i biri i shkrimtarit shqiptar, Jakov Xoxa.
Në fjalën e tij, pas pranimit të Çmimit, Sabri Hamiti ka folur për Xoxën dhe krijimtarinë e tij letrare…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU