Poezi nga Sabri Hamiti
Le mbas Detin, Malin, Tokën, Fushën
E shtëpisë së moçme i vë dry në derë
Me litar shpëtimi prapë e lidhe gushën
Frymën zënë që pate e hudhe në erë
I ikur nga dheu nis mërgim të ri
Ta gjesh botën tënde që ik diku larg
Nëpër terr të qiellit që të vesh në zi
Ndjek yjet e shpresës të nisur në varg
Me ngulm e ndjek kohën që ik e ik
Ajo të vjen mbas gjurmëve si breshkë
Duke hëngër veten në fund gjaku pik
I kuq, jo i zverdhur si gjethi në vjeshtë
Këmba dorës koha nuk është ti është rren
Nuk do ta thotë lajmin pos qeshjes së kotë
Tash gjurmët e breshkës i ruan një qen
Në qafë i var ndërrimet që bëhen në botë
Le mbas vetes Detin, Malin, Tokën, Fushën
E shtëpisë së moçme i vë dry në derë
Me litarë shpëtimi prapë e lidhe gushën
Frymën zënë që pate e hudhe në erë.
ObserverKult
Lexo edhe:
POEZIA E VEÇANTË E SABRI HAMITIT KUSHTUAR NANËS: FYTYRA E NANËS
Si ta kem Fytyrën e Nanës
Kur ajo vjen mbasi bie terri
E ma vjedh gjumin prej syve?
Kërkon t’i veshi pantollat e fëmijnisë
T’ia them këngës për dhëmbin e syrit
Ta qes plisin në një sy.
Në gojë përshëndetja: udha e mbarë!
Si ta gjej Fytyrën e Nanës
Kur unë ndezi dritën
Ajo largohet e nuk flet?
Poezinë e plotë e gjeni KËTU