Sadik Krasniqi: Me zonjën V.

sadik krasniqi ora

Me zonjën V.
Në verandën e palmave
pinim verë
verë të shijshme
me aromë jete

e flisnim për dashurinë e vdekur

nën qiellin e urtë
pinim me(r)lot
e shikonim yjet që binin
në një fushë a det të vdekur
për të dhënë a marrë shpirtëra të shenjtë

sa rekuiem në ata sy blu
të zonjës V.