Gazetari Saimir Kodra ka kujtuar dje fillesat e punës së tij në radion. “Mbaj mend ca kohë që nuk e di si u ndodha, por u bëra edhe drejtor në radio”.
“Mbaj mend që ditën e rrogës nuk e merrja asnjëherë se i kisha harxhuar të gjitha për radion. Pastaj u bashkua dhe Bojken Lako si bashkëvuajtës (qesh). Kohët e Radio Manias kanë qenë shumë të bukura, po nuk ka ngelur asnjë regjistrim tani”.
A ka ai ende nostalgji për kohët kur ishte pjesë e radios?
“Çdo moment ka nostalgji, në ditët e mia të lodhshme, stresuese, e gjej ngushëllimin te ‘dashnorja’ e parë, radioja. Atëherë radio mbizotëronte kudo, në makinë, në çdo ambient. Sot radio është pak më e vështirë për të dominuar tregun”, tregon ai.
Çfarë frazash mban mend ai nga ajo kohë? “Kur duhej të flisja si fëmijë, dhe të nesërmen vinin bluza, çorape, etj, kur ndërkohë ishte thjesht një procesor (qesh)”, tregoi ai.
Saimir Kodra aktualisht drejton emisionin “Stop” në televizionin Klan, aty ku moderon së bashku me Gent Zenelajn, një aktor i talentuar.
Saimir Kodra e ka nisur karrierën te Top Channel. Më pas kaloi te Agon Channel. Një herë ai tentoi të bëhej deputet i Partisë Socialiste, por nuk ia doli./preferenca-al
Lexo edhe:
BASHKËSHORTI ME DEDIKIM PREKËS PËR HUEYDAN: MË MUNGON SHUMË DASHURIA IME…