Saimir Pirgu me dedikim emocional për Luciano Pavarottin: Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër…

Mirënjohja është virtyt, e ajo, padyshim rreshtohet në mesin e morisë së vlerave të Saimir Pirgut, siç na e kujtoi dhe vetë së fundi ylli i artit operistik shqiptar me dedikimin e ndjerë për ish-maestron e tij, të madhin Luciano Pavarotti.

Këngëtari ndoshta më popullor në historinë e operas, u nderua së fundi më në fund me një yll në Walk of Fame, 15 vjet pas largimit nga jeta. Një nderim i shumëmerituar (e ndoshta i vonuar), të cilin Pirgu e përshëndeti me fjalët më të bukura.

Më dukej sikur po ecja nëpër kozmos, për të gjetur një hapësirë ​​ku do të pozicionohej ylli i Luciano Pavarottit. Ylli i tij, më i shndritëshmi i plejadës sonë, është tani në Hollywood Boulevard ku e gjithë bota të mund ta vlerësojë….

Teksa ecja drejt vendit tempull, ku do inaugurohej ylli i Luciano Pavarotti-t.. (më radianti mes asaj yllësie…), përkrah vajzës së tij, Christina Pavarotti, ndieva ato çaste të më pushtojë një forcë e çuditshme, prej së larti, si erë hyjnore…

M’u bë sikur eca mbi një shtrojë qiellore përkrah Luciano Pavarotti-t, si përkrah vetë Zotit, nën zërin e tij mahnitës që e mbuloi kryefund Los Angeles-in dhe u shtri përtej në univers…

Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër! Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit!”, ka shkruar tenori i talentuar shqiptar./(javanews.al)


Lexo edhe:

SAIMIR PIRGU: JAM ME FAT QË JAM ARTIST!

Saimir Pirgu, me origjinë nga Elbasani është sot një nga tenorët më të njohur e më të kërkuar të skenës operistike ndërkombëtare. Ai përfundoi në vitin 200, Konservatorin e Bolzanos, në Itali.
Në Itali e ka zanafillën edhe karriera e tij profesionale. Po aty, në 2004-ën, Saimir Pirgu debutoi si profesionist, në moshën rekorde 22-vjeçare, në rolin e Ferrandos, në operan mocartiane “Così fan tutte” të drejtuar nga maestro i madh italian Claudio Abbado.

Që atëherë karriera e tij, e vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare, ka shënuar vetëm rritje të shpejtë dhe suksese të njëpasnjëshme…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult