Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka thënë se janë duke mbështetur Komunën e Prishtinës për sallën koncertale.
Çeku thotë se kanë ndarë 10 milionë euro, si dëshmi e gatishmërisë për bashkëfinancim.
“Për sallën koncertale (Qendrën multifunksionale) të Prishtinës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e ka dhënë pëlqimin përfundimtar për zbatimin e projektit. Për hartimin e projektit zbatues Komunën e Prishtinës e kemi mbështetur me 800 mijë euro. Në buxhetin e ri kemi ndarë 10 milionë euro, si dëshmi e gatishmërisë sonë për bashkëfinancim. Jemi të gatshëm për ta mbështetur Komunën e Prishtinës edhe më tutje, sipas kërkesës së tyre”, thotë ai.
Tutje, Çeku ka shtuar tutje se është “koha për të vepruar dhe jetësuar këtë projekt me rëndësi jetike për komunitetin artistik të kryeqytetit”.
“Mjaft kohë është humbur”.
ObserverKult
Lexo edhe:
EDHE GALERIA KOMBËTARE E KOSOVËS DHE KINEMAJA “LUMBARDHI” DO TË RINOVOHEN