Salma Hayek rrëfen eksperiencën me Covid-19: I thashë mjekut se preferoj të vdes në shtëpi

Salma Hayek ka folur hapur për betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë të fundit me Variety, aktorja tha se u infektua herët në nisje të pandemisë dhe pothuajse përfundoi në spital.

“Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq. Unë i thashë: Jo, faleminderit. Preferoj të vdes në shtëpi. “

Hayek tha se ajo qëndroi shtatë javë në vetizolim në shtëpinë e saj dhe se ishte furnizuar me oksigjen.

Megjithëse është kthyer për të punuar në prodhimin “Shtëpia e Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk ka energjinë që kishte dikur, transmeton ‘a2news.com.

Hayek është ndër të famshmet që ka ndarë publikisht përvojat e vështira dhe personale me infektimin me Covid-19 gjatë vitit të fundit.

LEXO EDHE: Vuante nga Covid-19, ndahet nga jeta aktori i njohur në moshën 35- vjeçare