Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, kujtoi Sandër Prosin, një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, që ka lënë pas figura të paarritshme.
Aleksandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar, personazhet e të cilit kanë mbetur në kujtesën e brezave dhe në arkivën e artë të kinematografisë, lindi më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër.
Pasi mbaroi shkollën fillore, ai vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Mori pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkoi për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike.
Aktor i roleve që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë
Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë, ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ai krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si: A. Z. Çajupi, K. Jakova, B. Levonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si: Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.
Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë.
Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe me urdhra e medalje.
ObserverKult
Lexo edhe:
SI ISHTE JETA E SANDËR PROSIT, NGA PASIONI PËR ARTIN TE NGJARJA FATALE GJATË…