Sandër Prosi, aktori që vdiq gjatë procesit të punës

Arti i kinematografisë dhe teatrit shqiptar përkujton një ndër figurat më të rëndësishme si aktorin Sandër Prosi, në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

Sandër Prosi lindi në qytetin e Shkodrës më 6 janar të vitit 1920. Dhe ndërroj jetë më 24 mars të vitit 1985 në qytetin e Durrësit.

Ai ishte një ndër figurat më të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Ai ndërroj jetë pikërisht gjatë procesit të punës. Ndërkohë që kolegët e prisnin të futej në skenë për të ndjekur mizaskenat e përcaktuara nga regjisori.

Kishte fituar çmime dhe vlerësime të shumta

Duke qenë një figurë e jashtëzakonshme për artin shqiptar, gjatë karrierës së tij Sandër Prosi kishte fituar çmime dhe vlerësime të shumta. Ku më i rëndësishmi titulli “Artist i Popullit”.  Urdhrin “Nderi i Kombit” e ka marrë  më 24 shkurt 2017 nga Presidenti i Republikës. Sandër Prosi u nderua me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes.

Aktori luajti në më shumë se 30 produksione kinematografike. Ku krijoi role dhe figura artistike shumë të arrira. Gjithashtu ai krijoj rreth 100 personazhe të tjera në skenën e teatrit. Të cilat edhe sot kujtohen me shumë dashuri dhe nostalgji.

Të tilla role kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm dhe të artë të teatrit dhe kinematografisë tonë.

Për herë të parë interpretoi në vitin 1948 në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës në rolin e Shaqir Agës. Luajti përkrah Mihal Popit, Loro Kovaçit, Marie Logorecit. Më pas vazhdoi me role të tjera nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore.

Ja ku intrepretoi

Në teatër ka interpretuar tek “Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Fytyra e dytë”, “Doktori pacient”, “Otello”, “Makbethi”, “Epoka para gjyqit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Familja e peshkatarit”, “Çatia e të gjithëve”, “Revizori”.

“14 vjeç dhëndër”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Rrënjët e thella”, “Xhaja Vanja” etj. Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnë kinematografisë në filmat “Debatik”, “Detyrë e posaçme” (1963), “Vitet e para” (1965).

“Horizonte të hapura” (1968), “Plagë të vjetra” (1968), “Guximtarët” (1970), “Gjurma” (1970), “I teti në Bronz” (1970), “Mëngjese lufte” (1971), “Yjet e netëve të gjata” (1972), “Shtigje lufte” (1973).

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1975), “Në fillim të verës” (1976), “Përballimi” (1976), “Fijet që priten” (1977), “Njeriu me top” (1977), “Gjeneral Gramafoni” (1978), “Udha e shkronjave” (1979), “Yje mbi Drin” (1979).

“Vajzat me kordele të kuqe” (1980), “Plumba perandorit” (1980), “Plaku dhe hasmi” (1981), “Qortimet e vjeshtës” (1981), “Nëntori i dytë” (1982). “Dora e ngrohtë” (1983), “Kush vdes në këmbë” (1984) dhe “Pranverë e hidhur”, filmi i regjisorit Muharrem Fejzo që ai la në mes./ATSH

LEXO EDHE: Sandër Prosi, aktori që “jetësoi” Ismail Qemalin
Dëshmia që na la Muharrem Fejzo: Si e kujtoj pranverën e hidhur të ikjes së Sandër Prosit