Sanremo 2023, fjalimi i Roberto Benignit që preku zemrat e italianëve…

Aktori i njohur, Roberto Benigni, 70 vjeç, ishte i ftuari i parë i mbrëmjes së parë të Sanremo 2023. Ai me këtë rast mbajti një fjalim që preku zemrën e të gjithëve.

“Muzika pop ka një vend të jashtëzakonshëm në historinë sentimentale të njerëzimit”, nis Roberto Benigni duke prezantuar Festivalin. “Ky edicion është shumë i rëndësishëm sepse ne festojmë 75-vjetorin e Kushtetutës sonë. Tani do më thoni çfarë lidhje ka Kushtetuta me Sanremon?

Kushtetuta është e lidhur ngushtë me artin, është një vepër arti që këndon. Këndon lirinë dhe dinjitetin e njeriut. Çdo fjalë lëshon një forcë ndjellëse dhe revolucionare ashtu si veprat e dhëna, sepse është një shuplakë përballë çdo pushteti. Na bën të ndiejmë se mund të jetojmë në një botë të drejtë dhe të bukur, na bën të ëndërrojmë se është e mundur”, vijon ai.

“Kushtetuta është një ëndërr e sajuar nga burrat e zgjuar. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm një herë në historinë e një populli. Të përballemi me gëzim të ardhmen, kështu na mësuan baballarët themelues”.

“Të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre lirisht. Duket sikur të gjithë kanë pasur nevojë të marrin frymë. I liroi njerëzit nga detyrimi për të pasur frikë.

Artikulli më i rëndësishëm i Kushtetutës Italiane, shprehja mendimit, themeli më i rëndësishëm.

Në fash izëm s’mendohej lirisht. Nuk do të kishim sot as Sanremo as muzikë.

Jetojmë në një tokë ku të gjithë manifestojnë lirisht mendimin e tyre përmes fjalës, muzikës, vallëzimit, artit.

Në çdo lloj arti ka muzikë!

Gjithçka që kemi mund të na hiqet, mund të mos e kemi më…

Faqja e fundit është e bardhë…për të shkruar ne përmes mënyrës se si jetojmë.

Kushtetuta nuk duhet lexuar, por duhet ndjerë, kuptuar, shkruar sipas kohës që jetojmë!”/gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

SKANDAL NË SANREMO 2023, KËNGËTARI SHKATËRRON SKENËN: NUK DËGJOVA ZËRIN NË KUFJE (VIDEO)

Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit legjendar “Sanremo 2023”, dhe publiku u shokua nga veprimi i artistit që fitoi vjet këtë festival.

Këngëtari Blancos prezantoi këngën e tij të re “L’isola delle rose”, por për shkak të problemeve teknike ai nuk mundi të këndonte dhe nisi të shkatërroi skenën.

Për të shfryrë të gjithë zhgënjimin e tij, pasi në këtë natë të rëndësishme kur sytë e gjithë publikut ishin drejtuar në Sanremo dhe ai nuk mundi të këndojë, ai kapi lulet që ishin të vendosura në skenë dhe i hodhi në ajër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult