Sapo t’i hapim sytë dhe e kuptojmë se jemi gjallë, duhet të ndjejmë se na është ofruar një mundësi tjetër për të bërë gjënë e duhur…

përputhen silvana heshtja

Nga Silvana Kola-Loka

Faktin se meqenëse e duam dikë edhe ai do të na dojë gjithashtu!
Faktin se meqenëse jemi gjallë dhe mirë sot, do të jemi gjallë dhe mirë edhe nesër!
Faktin se meqenëse ia kemi dalë mbanë të arrijmë diçka në jetë, ajo do të vazhdojë të qëndrojë ashtu përgjithmonë!
Faktin se mjafton se kemi lidhje gjaku me dikë ne mund të bëjmë ç’të duam me atë se nuk do ta humbasim!

Faktin se nëse i jemi gjendur dikujt në nevojë edhe ai do të na gjendet kur të jemi nevojtarë!
Faktin se meqenëse dikush qesh atëherë ai është një njeri i lumtur!
Faktin se meqenëse ne sillemi mirë me të tjerët edhe të tjerët do sillen mirë me ne!

Dhe lista do të mund të vazhdonte pambarim…
Ndërkohë, pakçka mund të merret si e mirëqenë. Shumë pak!

E ndër ato, gjëja që vazhdimisht ia kujtoj vetes si diçka që duhet marrë si e mirëqenë është se çdo mëngjes, kur hapim sytë dhe kuptojmë se jemi gjallë, duhet të ndjejmë se na është ofruar një mundësi tjetër për të bërë gjënë e duhur! Kaq e thjeshtë!

ObserverKult


përputhen silvana heshtja

Lexo edhe:

SILVANA KOLA LOKA: MOS MË THONI “TI JE E FORTË!”

Mos më thoni “Ti je e fortë!

Nga Silvana Kola Loka

Për ata, të cilëve iu mban kurrizi…
-Ti je e fortë! Ti ke duruar kaq shumë gjëra! Mund ta durosh edhe këtë, jam i sigurt!

-Po! Jam e fortë dhe këtë nuk e luan as topi! Por, ky është momenti kur dua ta ndjej gjithë peshën e trishtimit, dhimbjes dhe zemërimit. Kam të drejtë ta ndjej gjithë këtë, deri në palcë. Dhe, për ta bërë këtë, nuk kam nevojë as për spektatorë, as për bamirës. Të lutem, më lër vetëm!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult