Bota është paudhësi; nëse e pranon, je bashkëpunëtor, nëse e ndryshon, je xhelat, thoshte Sartri.
Zhan Pol Sartri është një prej zërave më të fuqishëm dhe më të thellë të shekullit të kaluar. U konsiderua si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekzistencializmit.
Nga: Zhan Pol Sartri
…E nisa jetën time, ashtu si pa dyshim do ta bitis: mes librash. Në bibliotekën e gjyshit tim kishte ngado; ishte e ndaluar t’ua fshije pluhurin, përveçse një herë në vit, para se të fillonte shkolla. Nuk kisha mësuar ende të lexoja, por tashmë i nderoja këta gurë të dendur: në këmbë ose pjerrtas, të ngjeshur si tulla në raftet e bibliotekës ose të vendosura fisnikisht në rruginat e menhirëve, ndjeva se prej tyre varej prosperiteti i familjes sonë… […] Librat kanë qenë zogjtë dhe foletë e mia, kafshët e mia shtëpiake, stalla dhe fshati im; biblioteka ishte bota e mbyllur në një pasqyrë; nga një pasqyrë kisha thellësinë e pafund, shumëllojshmërinë, paparashikueshmërinë.
Në libra ndesha universin: të asimiluar, të klasifikuar, të etiketuar, të menduar, madje i frikësuar; dhe e kam ngatërruar çrregullimin e përvojave të mia librore me rrjedhën e rastësishme të ngjarjeve reale. Kisha gjetur besimin tim: asgjë nuk më dukej më e rëndësishme se një libër. Biblioteka, për mua ishte si një tempull. […] Shtrihesha barkazi, përballë dritareve, me një libër në dorë, një gotë ujë ngjyruar me pak verë në të djathtë, një fetë bukë me reçel, në një pjatë, në të majtën time…
Zhan Pol Sartri mori çmimin “Nobel” për letërsi, në vitin 1964.
Disa nga aforizmat më të famshme të Sartrit:
– Jeta nuk ka kuptim në momentin që ju humbisni iluzionin e të qënit të përjetshëm.
– Çdo gjë, çdo gjë do të ishte më mirë se agonia e mendjes, kjo dhimbje që të gërryen, por që nuk dhemb kurrë mjaftueshëm.
– Ferri janë njerëzit e tjerë.
– Ne nuk dimë çfarë duam dhe përsëri jemi përgjegjës për atë që jemi.
– Çdo gjë është zbuluar përveç faktit se si jetojmë.
– Çdo gjë që ekziston është lindur pa arsye, përzgjatet në gjendje të dobët dhe vdes rastësisht.
-Ne duhet të zbulojmë pasionin tonë përpara se ta ndjejmë atë.
– Zoti është mungesa. Zoti është vetmia e njeriut.
– Njeriu është një pasion i kotë.
– Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë, sepse sapo hidhet në botë, ai është përgjegjës për çdo gjë bën.
– Fjalët janë pistoleta të mbushura./
Përgatiti U.V./ ObserverKult
Lexo edhe:
SCHWARZENEGGER: GJITHÇKA ARRINI NËSE I BESONI IDESË SUAJ 100%
ObserverKult