SBASHK-u merr vendim: Me 4 dhjetor do të ketë protestë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka  thënë se më 4 dhjetor do të ketë protestë të kufizuar.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashariaj ka mbajtur konferencë për media.

Ai ka thënë se pasi po mungon vullneti i Qeverisë për takime. Janë ata që kanë thirrur konferencë dhe mbledhje për ta vërtetuar zërin e mësuesve.

“Duke e parë se po mungon vullneti i qeverisë për takime, ju kemi thirrë ta vërtetoni zërin e punëtorëve të arsimit. Mendoj se duhet ta respektojmë zërin e punëtorëve të arsimit. Dhe të fillojmë me veprime sindikale”, është shprehur Jasharaj.

Ai ka deklaruar se nuk po shkojnë me greva të plota me kërkesën e prindërve.

Jasharaj paralajmëroi se do të ketë protestë të kufizuar prej 4 dhjetorit, transmeton ‘gazetametro’.

“4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për Qeverinë, e më pas do t’i kemi dy opsione. Opsioni i parë pas 4 dhjetorit do të jetë që t’i ngjeshim radhës dhe ta përgatisim një protestë më masive. Opsioni i dytë do të jetë greva dhe veprime tjera radikale e sindikale që do të jenë të pashmangshme në muajin janar”, ka njoftuar ai.

————————————–

LEXO EDHE: SBASHK-U PARALAJMËRON GREVË NË TËRË SISTEMIN ARSIMOR

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po deklaron se Qeveria po iu ik takimeve. E për këtë është paralajmëruar edhe grevë në tërë sistemin arsimor.

Përmes një reagimi publik, SBASHK-u deklaron se Qeveritë e kaluara nuk iu kanë ikur debateve dhe takimeve.

“Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte edhe greva. Si ajo në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve. Sepse nuk donin të krijonin bindjen se nuk duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat. Që mbase edhe nuk i kanë pasur fare për qejfi”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Tutje, SBASHK-u deklaron se nuk janë larg angazhimet sindikale. Duke paralajmëruar kështu grevë në tërë sistemin arsimor…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU