Schopenhauer: Kujdesuni për njerëzit e dashur, gruan, fëmijët, miqtë, se mund t’i humbisni e pastaj është vonë…

“Po sikur t’i humbas?”, nga Arthur Schopenhauer

Duhet të përpiqemi ta arrijmë këtë: të vlerësojmë ato që kemi saktësisht siç do t’i vlerësonim nëse do të privoheshim prej tyre – të mirat materiale, shëndetin, miqtë ose njerëzit e dashur, gruan, fëmijën tonë – shumicën e rasteve e kuptojmë vlerën e tyre sapo i humbim.

Nëse realizojmë sa më sipër, ato që kemi, do të na japin, para së gjithash, menjëherë më shumë lumturi dhe më pas, me çfarëdo mjeti të mundemi, do të parandalojmë humbjen e tyre, nuk do t’i ekspozojmë të mirat tona materiale ndaj asnjë rreziku, nuk do të acarojmë miqtë tanë, nuk do të sprovojmë besimin e grave, do të mbikëqyrim shëndetin e fëmijëve e kështu me radhë.

Përballë gjithçkaje që nuk kemi, priremi të mendojmë: “Po sikur të ishte e imja?” dhe për pasojë ndihemi të privuar. Në vend të kësaj, shpesh duhet t’i themi vetes në lidhje me ato që kemi: “Po sikur t’i humbas?”

*Shkëputur nga “Arti i të qenit i lumtur” i Arthur Schopenhauerit

*Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakaj

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË SHQIPTARE NË “KRYE” TË MICROSOFTIT/ FLORIDA DOÇI, DREJTON PROJEKTET E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE