Schwarzenegger ka një mesazh për popullin rus: “Më duhet t’jua them të vërtetën…”

Arnold Schwarzenegger ia ka dërguar një mesazh popullit rus pas pushtimit të Ukrainës, duke thënë se ai duhej t’u “tregonte të vërtetën” për arsyet e qeverisë së tyre për të shkuar në luftë.

Në një videomesazh të shpërndarë nga llogaria e tij në Twitter, legjenda e Hollivudit iu drejtua edhe ushtarëve rusë, duke u thënë atyre: “Jetët tuaja, gjymtyrët, e ardhmja juaj, po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë të dënuar nga e gjithë bota”.

Schwarzeneggeri, i cili u rrit në Austri, më herët tha se babai i tij kishte luftuar në Leningrad gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës duke luftuar me dhimbje fizike dhe faj nga ajo që përjetoi atje.

“Për ushtarët rusë që dëgjojnë këtë transmetim, ju tashmë e dini shumë të vërtetën që kam folur. Ju e keni parë atë me sytë tuaj. Kjo nuk është luftë për të mbrojtur Rusinë që kanë bërë gjyshërit tuaj ose stërgjyshi juaj. Kjo është një luftë ilegale”, tha ai

Schwarzeneggeri tha gjithashtu se “forca dhe zemra e popullit rus” e ka frymëzuar gjithmonë atë dhe u kërkoi atyre të mos besojnë Kremlinin kur thonë se lufta është për “denazifikimin e Ukrainës”./Zëri


Lexo edhe:

FJALIM FRYMËZUES NGA SCHWARZENEGGER: BESO NË VETE, PAVARËSISHT SE ÇFARË MENDOJNË TË TJERËT!

ObserverKult