“S’di të bëhem deputet”, Fatmir Musai interpreton poezinë e tij (VIDEO)

Poeti Fatmir Musai sjell një poezi ironike të interpretuar po nga ai vet, me titullin “S’di të bëhem deputet”

Ju ftojmë ta ndiqni videon:

Shpesh më thua, miku im,
“Bli më lirë e shit më shtrenjtë!”…
Ah, ta njihja alkiminë,
Sot do isha deputet!

-E ke mik, veçse një pesë!-
Thotë tjetri gjithë siklet…
Këndon pyetja si këndez:
-Pse s’u bëra deputet!?

Po më çmend dhe ti, komshi,
Që kërkon një punë në shtet…
Ta kam thënë pa stoli:
-Kur të bëhem deputet!

Ma çukit përditë mëlçinë
Për një tokë në bregdet:
-Më fal, krushkë, me gjithë krushqinë,
Po ç’të bëj, s’jam deputet!

Mërmërit nën zë, ti grua:
“Si s’të mbeti lek në xhep?!”…
-Të kam thënë kur u martuam,
S’di të bëhem deputet!

Eh, or ba, as një liçensë!?-
Më thotë djali gjithë lezet…
Më djeg thumbi, porsi grenxë:
-Ah, të isha deputet!

Pa kur vinë për një tender,
Me tepsinë me sherbet,
U them prerë: – Ah, me nder,
Prit të bëhem deputet!

E vendosa: Te heqimi,
Do të bëhem unë synet,
Do ta ngre si kartë votimi!
… Të jem, s’dua, deputet!!!

ObserverKult

Kliko edhe:

“SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË?”, LEKA SEFLA LEXON FATOS ARAPIN

leka sefla deputet

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prapë s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Kliko KETU për ta dëgjuar poezinë

ObserverKult