Së shpejti, një dokumentar rreth vdekjes së Marilyn Monroe

Së fundmi është publikuar traileri i dokumentarit “Misteri i Marilyn Monroe” i cili u përgjigjet pyetjeve rreth mbidozës së saj.

Filmi i ri, i drejtuar nga Emma Cooper dhe producent ekzekutiv nga Chris Smith, thellohet në intervistat e bëra gjatë një hetimi për vdekjen e saj, 20 vjet pasi ajo vdiq. Çështja e Monroe u rihap pasi stacioni lokal KTLA transmetoi dokumentarin, The Marilyn Files.

“Në vitin 1982, Los Anxhelosi rihapi çështjen e vdekjes së Marilyn Monroe… Intervistat nuk janë dëgjuar kurrë deri më tani,” thotë rrëfimtari i filmit teksa shfaqen klipet e aktores, transmeton ‘lapsi.al’.

Traileri përmban fragmente të vogla të audios dhe videove të Monroe duke folur për efektet e famës. Filmi i ri, që do të dalë më 27 prill, do të fokusohet në javët e fundit të jetës së Monroe dhe gjithashtu do të prekë jetën e saj magjepsëse nga një këndvështrim i ri.


Lexo edhe:

ERNESTO CARDENAL: LUTJE PËR MARYLIN MONROE