Së shpejti përfundojnë punimet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”/ Sibel Halimi premton ambiente komode për lexuesit e librit

Punimet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Ulpianë” të kryeqytetit janë afër fundit. Për të parë nga afër punimet në këtë bibliotekë sot ishte në vizitë  drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

Halimi tha se ambienti në këtë bibliotekë është i jashtëzakonshëm ndërsa lexuesit do të kenë kushtet për lexim komod.

Sipas drejtoreshës Halimi, drejtoria që e udhëheq ajo do të jetë e përkushtuar që përmes ambienteve stimuluese t’u ofrojë librin gjithë qytetarëve.

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI: PESHA E GURIT

Tregimi për Nanën Pashkë
nisi e u bë jehonë
e bardhë

Jo kur gurit ia lënë emrin e saj
Por, kur guri peshon rëndueshëm në tokën
që u bë me emër

Njeriu digjet si uji
që u frynë flakëve
zjarr i lëngshëm qiellin përflakë
për bijtë e tokës.

Me të u bënë një të gjitha fetë
u kryqëzuan të gjitha racat
të gjitha Netët e Mëdha
u pagëzuan

si fati i çdo gruaje
thurjet si vello për të mbuluar marrëzitë e shekujve

Të gjitha identitetet
ngjizen në një Nânë
për t’i dhënë pamje
të kufishmes

Guri mbi varr akull i ftohtë
Guri i Nânës

boshi në zemrën e njerëzimit

Një gur i rëndë sa dhembja
e nânës
peshon rëndë në të djeshmen
sot historia heshtje pafund

E tashmja mbyllë n’dry

Gur zemër në bëmjen
e të përtrishmes
t’vërtetën mbyll gur
rrokulliset në ndërgjegjen
që fshehët në skutat
e vnerit tonë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult