Një prej statujave më të mëdha dhe më të vjetra monolite të botës, Sfinksi vazhdon të ruajë Piramidat e Mëdha…
Me trupin e një luani dhe kokën e një njeriu, Sfinksi i Madh, në Platenë e Gizës në Egjipt, u skalit nga një masë e vetme guri gëlqeror rreth 5000 vjet më parë. Ndonëse historia e kolosit 73 metra të gjatë është e zhytur në mister, besohet se ai është ndërtuar gjatë mbretërimit të Faraonit Khafre – i cili ndërtoi gjithashtu të dytën e Piramidave të mëdha – dhe mund të ketë fytyrën e sundimtarit. Sfinksi është një pjesë e pandashme e Egjiptit të sotëm, duke tërhequr miliona turistë ndërsa shërben edhe si një lidhje me qytetërimin e lashtë të këtij vendi.
Fytyrëkuq: Ka disa shenja mbi pamjen fillestare të Sfinksit të Madh. Janë gjetur mbetje të pigmentit të kuq, kështu që është e mundur që e gjithë fytyra e tij të ketë patur një ngjyrë të kuqe të errët.
Trupi i varrosur: I gjithë Sfinksi, përveç kokës ka qenë i varrosur në rërë për mijëra vite. Nxjerra e tij nisi prej eksploruesit italian Giovanni Battista Caviglia në vitin 1817, por trupi doli i gjithi në dritë vetëm në shekullin 20.
I rruar: Kur u nxorr Sfinksi, u gjetën edhe fragmente të një mjekrre prej guri të bërë gërshetë. Nuk ka gjasa të ketë qenë pjesë e skalitjes fillestare, por është shtuar rreth një mijë vite më vonë.
Fytyra e Faraonit: Ndonëse një temë e debatuar nxehtë, përgjithësisht pranohet se fytyra e Sfinksit tregon vetë Faraonin Khafre, i cili është i varrosur në një prej piramidave aty pranë.
Kalimi i kohës: Trupi i Sfinksit, që është një gur gëlqeror më i butë, është gërryer më shumë se sa koka, por ai ka qenë mbrojtur për shkak se ka qenë nën rërë.
Mbetjet: Për shkak të pozicionit të Sfinksit të madh në një gropë të madhe larg piramidave, mendohet që ai është skalitur në një gurore gurësh gëlqerorë, që ishte përdorur për ndërtimin e Piramidës së Khafres.
Ëndrra e faraonit: Mes putrave të Sfinksit të Madh ndodhet një pllakë e madhe, Dream Stela, e cili u ngrit nga Tutmosi IV, pasi ai urdhëroi restaurimin e statujës. Ajo flet për një ëndërr që Tutmosi pa kur ishte princ, në të cilën Sfinksi i ofronte atij fronin, dhe në këmbim ky duhej të rindërtonte trupin e Sfinksit./bota.al