Sekretet e vulës numerike të Sumerëve- dije astronomike të pabesueshme

E ruajtur pranë Muzeut të Azisë në Berlin, vula në formë cilindri që quhet VA243 përmban provën, se Sumerët kishin dije astronomike të pabesueshme për kohën.

Vula, që i përket vitit 2500 para Krishtit, përmban, në mesin e dy figurave njerëzore, një yll të rrethuar nga njëmbëdhjetë rrathë të vegjël me dimensione të ndryshme. Sipas studiuesve, ky është sistemi diellor ashtu si ai ishte pak kohë pas formimit të tij, përpara se një katastrofë kozmike të modifikonte konfigurimin.

Një ngjarje e tillë do të ishte ardhja e Nibirut, një planet i huaj që do të shkaktonte shkatërrimin e pjesshëm të një trupi qiellor mes Marsit dhe Jupiterit, duke lënë në vend të tij fashën e asteroideve.

Sipas legjendave sumere, pikërisht nga Nibiru kanë ardhur Anunnakët, që “krijuan” racën njerëzore dhe ngritën qytetërimet e parë në Tokë. Thotë legjenda, sigurisht… / bota.al

LEXO EDHE: SEKRETET E MAJAVE: SI KRYHESHIN DHE PËRSE SHËRBENIN FLIJIMET?