Dy koleksione mjaft interesante nga Muzeu i Bitolës në Maqedoninë e Veriut, që i përkasin fundit të shek.XIX dhe fillimit të shek. XX, u ekspozuan në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Në ceremoninë e përurimit të ekspozitës, e çelur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ishte i pranishëm ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj, nënkryetari i bashkisë së Durrësit Gentian Kallmi dhe dashamirës të artit.
Në ekspozitë u prezantuan sëndukët e pajës, të kuruara nga Mary Stojanova dhe veshjet qytetare, kuruar nga Nade Genevska Bracic. Këto artefakte të fotografuara janë dëshmi e traditave dhe kulturës së përbashkët, që ndajmë me popujt fqinjë të Ballkanit.
Një nga produktet me mjaft interes të këtij aktiviteti, i cili u përshëndet nga ambasadori Markovski dhe nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Gentian Kallmi, ishte nënshkrimi i MoM të bashkëpunimit midis Qendrës Muzeore Durrës dhe Muzeut të Bitolës, i firmosur nga titullarët e këtyre dy institucioneve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për gati një muaj në Muzeun Arkeologjik të Durrësit./ATSH
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe:
MUZEU ARKEOLOGJIK DURRËS VAZHDON MIRËMBAJTJEN E KOLEKSIONEVE MUZEALE
Në muzeun Arkeologjik në Durrës nuk ka ndalur për asnjë moment puna për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Në muzeun më të madh arkeologjik në Shqipëri ruhen objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, tha se “ndonëse po kalojmë ditë të vështira. Puna për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore nuk ka ndalur për asnjë moment. Punonjësit dhe restauruesit e Qendrës Muzeore Durrës janë përfshirë në procesin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së koleksioneve muzeale dhe të të gjitha objekteve të trashëgimisë”….
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU