“Sepse pa ty”, poezi nga Bledi Ylli, lexon Leka Sefla

Kur nuk shkruaj diçka për ty
Rrëshket dita pa u ndjerë.
Kur nuk flas për ata sy
Ç’mund të them unë për të tjerë !

Kur pa ty në mëndjen time
Them që ditën e kalova
Pa të patur në kujtime
S’di në isha, a jetova !

Kur i hesht mungesës tende
Pa i thënë, sikur një fjalë.
Nga mëngjesi gjer në mbrëmje
Nuk kuptoj, a isha gjallë !

Se pa ty, pa frymën tënde
Jam mësuar dhe jetoj.
Por kujtimin tënd çdo mbrëmje.
E kam jetë e kam nevojë !

Në zemrën time kur malli endet
E gjaku shtyhet me furri.
Ku trupi shkel e s’di ku gjendet
Pa dyshim që dorë ke Ti!

Kur mos të kem ç’të them për ty
E di dhe dielli më s’do të lind .