Sergej Esenin: Lamtumirë, ma s’do t’shoh me sy…

sergej esenin tanjusha...

Poezi nga Sergej Esenin

Lamtumirë Baku! Ma s’do t’shoh me sy.
Tash helmin dhe frigën n’shpirt i kam tok.
Dhe zemra me dorë tani m’asht m’afri,
E thjesht ndjej n’vete fjalën thjesht: shok.

Lamtumirë Baku! Lamtumirë, o kangë e thjeshtë!
N’çastet e fundit edhe shokun përkëdheli…
Që koka e tij si flori trandafili resh,
T’më përkulet n’erën e jargavanit që çeli.

Shqipëroi: Ibrahim Rugova

ObserverKult


sergej esenin tanjusha...

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: NËNOKJA IME, RRO SI MUND TË RROSH…

Nënokja ime,
Rro si mund të rrosh,
Më prek ky mall, kjo dashuria jote,
Po veçse ti
Aspak s’mund ta kuptosh
Më se jetoj
E ç’bëj mes kësaj bote.

Andej tani ka dimër
Dhe përnatë
Ti mendjen vret nën hënë në vetmi:
Sikur dikush e tund qershinë e thatë
Dhe nën dritare shund si hi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


SERGEJ ESENIN: PUTHMË, MOJ E DASHUR PUTHMË…

Puthmë moj e dashur puthmë,
Gjer në dhimbje gjer në gjak,
S’e duron dot ftohtësirën,
Zemra ndezur zjarr e flakë.

S’ është kupa e përmbysur,
Mes gazmorëve për ne,
Ti një gjë kupto moj mike,
Veç një herë rron mbi dhe.

Shih në mes të errësirës,
Hënën që shkëlqim vërshon,
Sikur t’ish një korb i verdhë,
Përmbi tokë fluturon.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult