Seriali koreano-jugor “Squid Game”, sezoni i parë i të cilit u shfaq në Netflix më 21 shtator, është bërë brenda pak javësh një nga serialet më të shikuar në Netflix.
Por, lojërat që shihen në të janë vënë në praktikë në disa shkolla në Belgjikë. Të cilat kanë paralajmëruar prindërit e të miturve. Për pasojat që zbatimi i tyre mund të ketë për fëmijët e tyre, transmeton ‘a2news.com’.
Disa shkolla kanë zbuluar se nxënësit e tyre kanë vënë në praktikë dinamikën e disa lojërave, siç është “Drita jeshile, drita e kuqe”.
Por, indinjatë tek përgjegjësit e shkollave kanë shkaktuar pasojat që kanë nxënësit që humbin. Ata, ndryshe nga ajo që ndodh në seri, goditen me grusht në fytyrë nëse nuk arrijnë të fitojnë.
Një dinamikë që mësuesit duan të korrigjojnë. Për të shmangur dhunën në shkolla dhe për të parandaluar dëmtimet mes të miturve.
——————————————————————————————–
LEXO EDHE: Sekreti që fshihet prapa serialit “Squid Game”- aktorët dhe stafi realizues tregojnë prapaskenat
Kasti i aktorëve dhe ekipi realizues i “Squid Game” kanë hedhur dritë mbi ndërlikimet e secilës lojë të paraqitur në serialin e shumë shikuar korean të zhanrit dramë.
Seriali koreano-jugor i Netflix-it ka pushtuar botën javët e fundit. Duke u bërë një nga shfaqjet më të popullarizuara në histori, shkruan DailyMail.
Ky serial ka të bëjë me 456 lojtarë të cilët marrin pjesë në një maratonë lojërash për fëmijë. Për të fituar çmim marramendës – megjithatë ka pasoja vdekjeprurëse për humbësit.
Në një video prapa skenave të shpërndarë nga Netflix, regjisori Hwang Dong-hyuk, drejtori i artit Chae Kyoung-Sun. Dhe një numër yjesh të serialit zbuluan prapaskenat dhe hollësitë e secilës lojë. Përfshirë kukullën e famshme të përdorur në lojën e quajtur “Drita e kuqe, drita e gjelbër”. Sfondet ‘ëndërrimtare’ dhe tmerri i madh i ndjerë mes aktorëve.
Regjisori Hwang tha: “Ne menduam se një serial i ri në lidhje me lojërat e mbijetesës, me më shumë karakteristika koreane do të ishte argëtuese”. Ndërsa drejtori i artit Chae tha: “Ne krijuam vendet dhe shfaqjet duke u përpjekur t’i bëjmë shikuesit të mendojnë për qëllimet e fshehura të ‘Squid Game’ me ne”.