Setsuko Abe, muzikantja japoneze që interpreton Himnin shqiptar në klarinetë

Në Ditën Botërore të Gruas ishte e ftuar në “Wake Up” një muzikante japoneze, Setsuko Abe. Ajo ka një kanal në YouTube, ku ka vendosur të thyejë rekordin e interpretimeve me klarinetë të himneve të vendeve të ndryshme të botës.

Ajo s’ka qenë kurrë në Shqipëri, por Setsuko Abe njeh çdo tonalitet note të Himnit tonë Kombëtar.
Abe ka postuar në kanalin e saj versionin me klarinetë të Himnit shqiptar. Dhe komentet dhe falenderimet nga shqiptarët kanë vërshuar në kanalin e saj. 

“Kur isha në 9-vjeçare mësova të luaj në klarinetë. Isha 11 vjeçe në atë kohë. Mësova t’i bie klarinetës për t’i hyrë muzikës.

Performanca nuk ishte aq e vështirë, por në fillim unë duhej të shkruaja të gjithë pjesën muzikore për klarinetë dhe më pas të dëgjoja himnin origjinal të Shqipërisë. Të shikoja kuptimin e fjalëve. Më pas të bëja gati videon”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse e ka kuptuar atë që ka luajtur, Abe tha: “Po, unë pashë fjalët në google, kuptimin që kishin”./gazeta shqip

LEXO EDHE: GJERGJ FISHTA: HIMNI I FLAMURIT KOMBTÁR