Pak ditë pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Top Channel ka sjellë edhe njëherë për publikun dokumentarin e realizuar për jetën e tij në 75 vjetorin e lindjes.
Pjesë e dokumentarit janë edhe të pathënat se si përndiqej kolosi i letrave shqipe nga regjimi komunist.
Dosja “Kadare” e përgatitur nga studiuesi Shaban Sinani është vetëm një pjesë e të thënave dhe të pathënave për ato që shkrimtari përjetoi në ato vite.
“Regjimi totalitar ishte një regjim që kishte frikë prej ndikimit. Letërsia ishte e parrezikshme sa kohë që nuk kishte ndikim. Në çastin kur ajo krijonte vatrën e vet të ndikimit, ajo bëhej e rrezikshme. Letërsia e Ismail Kadaresë që në 1958 dëshmohet që mbikëqyret për këtë arsye. Mundësia për të krijuar një influencë jashtë asaj që e krijonte ideologjia sunduese. Ishte një frikë e tmerrshme. Për këtë arsye vigjilenca ishte e shumëfishtë ndaj tij dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë vepër që të mos jetë mbikëqyrur”, thotë studiuesi Shaban Sinani.
“Gjithë kjo punë që paraqitet në këtë dosje është dëshmia e atij procesi të vështirë krijimtarie. Me një mbikëqyrje totale nga lart dhe nga poshtë nga zyrat, funksionarët, por edhe nga lexuesit për të mos lënë letërsinë që të bëhej faktor ndikimi”.
I pyetur nëse dhe vetë Kadare ka pasur të njëjtën sjellje ndaj kolegëve në Lidhjen e Shkrimtarëve, Sinani shprehet:
“E kam pasur për detyrë etike dhe shkencore që duke përgatitur këtë dosje të çliroja veten nga një shqetësim i madh: nëse Ismail Kadare e kishte bërë të njëjtën gjë me të tjerët. Nuk më ka rezultuar në asnjë rast që Ismail Kadare të ketë recensionuar, qortuar, apo rekomanduar për të ndaluar një vepër të dikujt tjetër”.
ObserverKult
Lexo edhe:
PSE NUK E ARRESTOI ENVER HOXHA, ISMAIL KADARENË NË ’75-TËN! FLET MIKU I SHKRIMTARIT!
Unë e kam mbrojtur Ismail Kadarenë kur nisën sulmet ndaj tij në fillim të viteve 2000. Kadareja u sulmua shumë kur ai botoi poemën “Një mesditë Byroja u mblodh”. Ishte data 17 tetor 1975 kur Kadare dorëzoi në redaksinë e gazetës Drita këtë poemë. Kryeredaktori Duro Mustafai, vjen nga një shërbim i largët dhe lexoi poezinë që ishte futur në shtyp.
Jo tha ai, nuk botohet kjo poezi. Është një poezi me shumë keqkuptime.
Por me ndërhyrjen e Dritëro Agolli, poezia u shtyp.
Një strofë nga poezia:
“Burokratet janë tjetër gjë.
Jo me bojë pelikan përjargur,
Si tuhafë të këndshëm ho, ho, ho,
Por të kobshëm
me duar të përgjakura
Gjer në brryle unë ata i shoh”
Çfarë tha Enver Hoxha pasi lexoi poezinë?
Kliko KETU për ta lexuar tekstin e plotë
ObserverKult