Shakira (gruaja e vitit): Nuk duhet të na interesoj nëse na duan apo jo…

Shakira, përtej një periudhe të trazuar personale, po shijon një moment të ëmbël profesional.

Artistja kolumbiane mori çmimin ‘Gruaja e Vitit’ në Billboard’s Women në Latin Music Awards të shtunën. Kjo ngjarje u mbajt në Miami, ku këngëtarja jeton aktualisht me fëmijët e saj.

Ish-partnerja e Gerard Pique mori çmimin nga Maluma dhe mbajti një fjalim që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“Vjen një moment në jetën e çdo gruaje kur ajo nuk varet më nga dikush që ta dojë apo ta pranojë ashtu siç është”, tha ajo.

“Kërkimi i tjetrit zëvendësohet nga kërkimi i vetes, kur dëshira për të qenë i përsosur zëvendësohet nga dëshira për të qenë autentik”.

Shakira ka rikthyer vëmendjen te figura e gruas së pavarur, diçka që ka nxitur shumë duartrokitje në Watsco Center.

“Është një vit në të cilin kam kuptuar se gratë janë shumë më të forta nga sa mendojmë ne”, vazhdoi ajo.

“Ne jemi më të guximshme nga sa mendojmë se jemi. Mendoj se jemi gjithashtu më të pavarur nga sa na kanë mësuar të jemi.

“Cila grua nuk ka kaluar nëpër përvojën e kërkimit të vëmendjes, dashurisë apo miratimit nga të tjerët dhe ka harruar veten? Mua më ka ndodhur”, shtoi ajo më tej.

“Nuk ka shumë rëndësi nëse dikush është besnik apo jo. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është nëse vazhdoni të jeni besnik ndaj vetes”, tha ajo.

Në fund të kësaj fjalie pati një ovacion të madh. Nga ana tjetër, Shakira falënderoi muzikën për ndihmën e dhënë në momentet e vështira.

“Është e vërtetë që kur u ndjeva më e humbura, ishte muzika ajo që më vuri në rrugën e kthimit te vetja”, përfundoi ajo.

ObserverKult


Lexo edhe:

TELASHE TË REJA PËR SHAKIRËN, MUND TË DËNOHET ME MBI 8 VJET BURG

Pas ndarjes nga Pique telashe të reja në horizont për Shakirën.

Prokuroria e Barcelonës ka kërkuar tetë vjet e dy muaj burg dhe gati 24 milionë euro gjobë për akuzën e evazionit fiskal.

Lidhur me këtë këngëtarja është paraqitur në gjykatë në vitin 2019.

Sipas prokurorëve,Shakira, refuzon çdo marrëveshje dhe thotë se është gati të shkojë në gjyq. Ajo është “fajtore për vjedhjen e 14.5 milionë eurove nga autoritetet tatimore spanjolle midis viteve 2012 dhe 2014”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult