Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë/ Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj

Asambleja e Akademisë së Shkencave miratoi pranimin si akademikë të jashtëm të saj, të disa personaliteteve që jetojnë e punojnë larg Shqipërisë si studiuesja e shkencave të informatikës, Mira Murati, koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Mira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vendimi u mor dje teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa. Mira Murati është padyshim një emrë i spikatur dhe u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023.

Ajo është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.

Murati do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ka qenë kryeministri shqiptar, Edi Rama, që e bëri të ditur një lajm të tillë në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur më 8 dhjetor të vitit të shkuar.

Rama u shpreh se në një bisedë telefonikë që ka pasur, i ka kërkuar që ajo ta ndihmoj me anëtarësimin e vendit në BE.

Gjithashtu ai shtoi se Murati pranoi që legjislasionin e Shqipërisë për në BE, të bëhet me ChatGPT dhe jo me përkthyes dhe juristë, pasi janë shpenzime të shumta.

Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij.

Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

RRETH 50 GRAFITË PËR T’I DHËNË NGJYRË KRYEQYTETIT

“Kemi improvizuar në stilin e tij (v.j. Ibrahim Kodrës)”, kështu ka thënë Adrian Sadiku për punimin që ka realizuar së bashku me Emona Dedën.

Punim ky në një trafo të vogël që gjendet afër semaforëve. Pra aty ku kryqëzohet rruga “Luan Haradinaj” me “Garibaldin”.

Sadiku dhe Deda kanë përdorur stilin e mjeshtrit, që njihet edhe si kubisti i fundit.

“Jemi munduar që të gjejmë një balancë. Jemi duke e përdorur stilin e tij, ikonat të cilat i ka ai. Dhe kemi improvizuar në mënyrë që ta zbukurojmë këtë kuti të rrymës”, ka thënë Deda.

Kaçanikasja 19-vjeçare studion për Pikturë në Universitetin e Prishtinës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult