Shën Maria Hodigitria, një ikonë që vjen nga fshati Pojan i Korçës, është punuar mbi një panel druri prej arre të përforcuar nga prapa me dy traversa të vendosura me mbërthim.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë thekson se Shën Maria këtu është e tipit të Hodigitrias. Dhe ka një mafor të purpurtë dritat e të cilit janë realizuar me ngjyrë ari.
Në dorën e majtë mban Krishtin fëmijë i cili është i veshur me një hiton të bardhë dhe himation të kuq. Në dorën e majtë ai ka një ungjill të hapur. Breroret janë pikturuar me ngjyrë të artë ndërsa sfondi ka ngjyrë blu të thellë. Në dy medaljone të kuqe janë shkruar inicialet e nënës së Zotit dhe Birit të saj.
Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë me një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore./ATSH