“Shën Mëri Eleusa”, ikona e pikturuar nga Nikolla Onufri në 1578

Ikona “Shën Mëri Eleusa” është një prej ikonave të ekspozuara në MKAM, të Nikolla Onufrit, në pavionin që mban emrin e babit të tij.

Muzeu i Artit Mesjetar thekson se “ikona është pikturuar nga Nikolla Onufri për ikonostasin e kishës së Shën Mëri Vlahernës në Berat në vitin 1578”.

Nikolla djalë dhe nxënës i Onufrit ka ndjekur gjurmët artistike të babait dhe mësuesit të tij. Jo vetëm në stil por edhe në mënyrën e pikturimit.

Në fund të ikonës mbi një sfond të kuq, piktori ka lënë të shkruar mbishkrimin “lutje e shërbëtorit të Zotit, konteshë dhe grua e priftit, Amin”.

Virgjëresha paraqitet me Krishtin fëmijë në dorë të majtë. Ndërsa me dorën tjetër tregon fëmijën e saj.

Krishti paraqitet i qetë duke mbajtur një pergamen të mbledhur në dorë të majtë dhe jep bekimin e tij me dorën e djathtë.

ObserverKult

————————————————————————————

Lexo edhe:

PËRFUNDON RESTAURIMI I IKONËS “SHËN NIKOLLA”, TË KOLEKSIONIT TË MUZEUT “ONUFRI”

Pas një pune dy mujore ka përfunduar restaurimi i një prej objekteve më të rëndësishëm të koleksionit të Muzeut të Ikonografisë “Onufri” në Berat.

Pra i ikonës “Shën Nikolla me skena nga jeta” e vitit 1591 me autor Onufër Qipriotin.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ndër të tjera ajo tha se “ikona e dimensioneve të mëdha është marrë nga kisha e Shën Kolli në Kalanë e Beratit.

Nga vitit 1987 ka qenë e ekspozuar për vizitorët.

Ajo rikthehet me të gjithë shkëlqimin e ngjyrave. Po ashtu me vlerat që mjeshtri Qiprioti realizoi në vitin 1591”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult