Shën Petërsburgu, qyteti që lindi mbi varret e 30 mijë punëtorëve që vdiqën duke e ndërtuar

Historia e qytetit të famshëm, ndërtuar nga Pjetri i Madh i Rusisë, i cili, që të rivalizonte qytetet më të zhvilluara të Perëndimit, ftoi aty me qindra arkitektë italianë e hollandez. Si u ndërtua metropoli i madh rus mbi kënetën në bregun e Detit Baltik, ku u bënë “ kurbanë “ mbi 30 mijë punëtorë, të cilët u varrosën në themelet e qytetit. Të fshehtat e mrekullisë arkitekturor ruse, që mirëpret me miliona turistë në vit nga e gjithë bota.

 Shën Petërsburgu, ose siç njihej ndryshe në epokën e ish-Bashkimit Sovjetik me emrin Leningrad, është një nga qytetet më të njohura, i cili, për nga modeli arkitekturorë, cilësohet si Venecia ose Amsterdami i Lindjes.
Qyteti madhështor i Rusisë perandorake filloi të ndërtohej më 27 Maj 1703 nga Cari më i shquar  dhe më i suksesshëm në dinastinë Romanov, Pjetri i Madh.
Arsyet  që ky qytet madhështor u ndërtua në bregun e detit Baltik, ishin dy: e para ishte, se Rusia cariste nuk kishte asnjë qytet – port, pasi të gjitha hapësirat detare që vendi dispononte, ngrinin akull gjatë dimrit dhe i ftohti ekstrem zgjaste për muaj me rradhë. Ndërsa arsyea e dytë ishte se Cari, Pjetri i Madh donte t’i tregonte botës së zhvilluar perëndimore, se edhe rusët ( që deri atëherë njiheshin si shtet despotik dhe i prapambetur ) e kishin kryeqytetin perandorak të tyrin.

Zanafilla e ndërtimit të qytetit Shën Petërsburg

Zanafilla e ndërtimit të qytetit të Shën Petërsburgut zë fill që me luftën ruso-suedeze, kur mbreti Karl XIII i Suedisë e sulmoi Rusinë nga ana e detit Baltik. Pas një lufte të gjatë dhe të lodhshem, rusët e udhëhequr nga Pjetri i Madh i Rusisë, i mundën suedezët  në fshatin Poltava dhe vetë Cari, në mënyrë që të ruante integritetin tokësor dhe detar nga ndonjë sulm i mundshëm  nga jashtë, vendosi të shfrytëzonte hapësirën bregdetare të detit Baltik për të ndërtuar një qytet- port, nga i cili asnjë pushtues, pa marrë më parë qytetin, nuk mund të përparonte drejt Moskës dhe në krahina të tjera të Rusisë.
Hapësira e detit Baltik ishte e gjerë dhe premtonte për një port detar të rëndësishëm nga ana strategjike ( deti Baltik nuk ngrinte gjatë dimrit), por ajo hapësirë ishte një moçalishte e madhe dhe Pjetri e dinte mirë, që për ndërtimin e atij qyteti duhej një punë e gjatë dhe do të duheshin jetët e mijra punëtorëve që ai qytet të ngrihej madhështor në bregdetin Baltikas.
Por, vendosmëria e tij dhe e mijëra  rusëve të thjeshtë për të pasur një “ Amstërdam “të tyrin, bënë që punët për ndërtimin e qytetit të fillonin menjëherë. Pas ofertës së Car Pjetrit të Madh nga Hollanda dhe Italia u dërguan me dhjetra arkitektë për të projektuar, ndërtuar dhe vëzhguar punimet e atij qyteti mbi moçalishte. Ata u dërguan në bregdetin Baltika me një anije dhe kur mbërritën në tokën ruse, u përballën me Pjetrin e Madh, lartësia trupore e të cilit arrinte 2 m.
Ai u këshilloi arkitektëve evropian të ndërtonin një qytet gjigant, ku të ndërthurej Venecia me Amstërdamin. Puna për ndërtimin e qytetit zgjati disa vjet dhe ajo u mori jetën mbi 30 mijë punëtorëve që vdiqën nga malarja dhe i ftohti. Por, mbas disa vitesh, nga një moçalishte me kasolle, ai u bë një qytet kozmopolit, ku ndërthurej arkitektura perëndimore me atë ruse.
Duke parë pozicionin strategjik dhe zhvillimin e madh që mori me ritme të shpejta Shën Petërsburgu, në vitin 1712 u shpall nga Pjetri i Madh kryeqyteti i Rusisë Perandorake.
Shën Petërsburgu u quajt  “ Qyteti i kockave “, sepse të 30 mijë punëtorët që vdiqën duke ndërtuar qytetin, u varrosën nën themelet e tij. Në qytet banonin një minoritet hollandezësh, italianësh dhe anglezësh, që më së shumti ishin arkitektë me familjet e tyre, por pjesa dërrmuese e qytetit banohej nga aristokracia ruse, që në kohën e Pjetrit të Madh gëzonte privilegje të veçanta.

Qyteti, pjesë e pandarë e ngjarjeve historike

Që nga viti 1703 dhe deri në ditët e sotme, Shën Petërsburgu ka qenë një qytet, ku ndodhën revolucionet, që trandën perandoritë dhe sistemet politike në Rusi dhe më pas në ish Bashkimin Sovjetik.
Ai qytet u bë qendra më e njohur dhe më e zhvilluar e Rusisë perandorake. Në vitin 1712, Cari e bëri kryeqytet të perandorisë dhe transferoi aristokracinë dhe kabinetin qeveritar nga Moska në Shën Petërsburg. Mbas vdekjes së tij, në 1725-ën, atij iu vu emri Petrograd për nder të Carit të vdekur. Gjatë sundimit të dy careshave Katerina, Petrogradi pati një zhvillim të madh kulturorë, ekonomik dhe shoqëror.
Dhe kjo, sepse ai ishte i vetmi qytet që ngjante me qytetet e tjera evropiane klasike. Edhe më pas, gjatë sundimit të dinastisë Romanov, qyteti nuk i humbi vlerat e tij kulturore dhe historike. Në vitin 1905, mbas përfundimit të luftës Ruso- Japoneze, në qytet u zhvillua një revolucion për ardhjen në pushtet të rrymave dhe partive të reja politike, siç ishin socialdemokratët dhe bolshevikët (komunistët ) rusë. Por revolta dështoi, sepse forcat bjellogardiste të Car Nikolla II ndërhynë me shpejtësi për të vendosur rendin dhe qetësinë.
Në vitet që do të vinin, në qytet  do të zhvilloheshin edhe kryengritje të tjera të bëra nga punëtorët dhe ushtarët, të cilët jetonin e punonin në kushte tejet të vështira. Por këto kryengritje  do të shypeshin me dhunë e gjakëderdhje  të mëdha.
Qyteti  kishte qenë  edhe më parë dëshmitar i kaosit politik, që  shpesh herë  pllakoste Rusinë e asaj kohe. Në vitin 1881, Car Aleksandri u vra nga një bombë e mbështjellë në formë veze Pashkësh. Gjurmët e atentatit të bujshëm gjenden edhe sot në një nga rrugët e shumta me fasada klasike që ndodhet afër Pallatit të verës.
Në vitin 1914, në qytet u instaluan trupa të shumta ushtarake dhe policore, me qëllim që të ruanin qytetin nga sulmet e jashtëme dhe të brendëshme ( revolucionet dhe nga një pushtim i mundshëm gjerman me nëndetëse nga Veriu ).
Por në vitin 1917, me mijëra qytetar,ë simpatizantë të bolshevikëve dhe të Leninit, iu vërsulën qytetit dhe veçanërisht Pallatit të Dimrit, duke rrëzuar qeverinë menshevike të Kerenskit dhe të Carit.
Pas ngjitjes në pushtet të komunistëve, kryeqyteti u zhvendos më në brendësi në Moskë, pasi Shën Petërsburgu paraqiste rrezik nga një ndërhyrje e mundëshme prej Baltikut e ndonjë fuqie të huaj. Më 24 Janar të vitit 1924, tri ditë pas vdekjes së Leninit, qytetit iu vu emri Leningrad për nder të udhëheqësit komunist dhe ashtu i mbeti derin në vitin 1991.
Në Luftën e Dytë Botërore, qyteti i Shën Petërsburgut u rrethua dhe u bombardua egërsisht nga avionët nazistë dhe artileria finlandeze, duke u goditur për 29 muaj me rradhë. Por Ushtria e Kuqe e Stalinit dhe i vetë banorëve, rezistoi nën bombardime,  mjerim  e temperature deri -40 gradë.
Rreth 800 mijë vetë nga 3 milion që kishte gjatë luftës Leningradi, vdiqën.
Qyteti rezistoi edhe nga “ Rruga e Jetës “( rruga e ngrirë në pjesën e Liqenit  Ladoga, ku vinin furnizimet nga Moska dhe qytetet e tjera).
Për rezistencën  që ai qytet bëri u dekorua nga  Sovjeti Suprem  me medaljen e lartë :” Qyteti Heroik” i Bashkimit Sovjetik.
Gjatë rënies së komunizmit , edhe në qytetin e Leningradit ashtu si në Moskë, u hoqën përmendoret e diktatorëve dhe udhëheqësve komunistë. Në ditët e sotme, Shën Petërsburgu është një qytet që paraqet kulturën shumëvjeçare të shtetit rus./

ObserverKult

=======================

Lexo edhe:


JIM MORRISON: GJENI NJË VARR PËR USHTARIN E PANJOHUR…