Gazeta e njohur ditore “IL 24 Ore”, prezantoi romanin e Jusuf Buxhovit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit) të botuar në italisht nga shtëpia e njohur botuese e Romës “Armando”.
Në rubrikën “Vitrina e librit” të shtojcës së kulturës libri paraqitet si një histori për liri dhe pavarësi në Kosovë në 1700, nën Perandorinë otomane. Protagonisti i saj është Nikollë Kazazi, që në rezistencë bashkon të krishterët dhe myslimanët.
Më tutje thuhet se “ardhja e murtajës, mbyllja, mosbesimi ndaj fuqisë, marrëdhënia me Zotin dhe nevoja për të organizuar një “rezistencë”, morale dhe efektive, kundër një autoriteti që dëshiron të asgjësojë një popull me dinjitet dhe nder në mënyrë që të krijojë “njeriun e ri perandorak”.
Historia, tepër e fortë dhe plot ide filozofike, flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një histori e besimit dhe mosbindjes si një mjet për të arritur emancipimin e shpirtit, gjithmonë një fill i hollë i herezisë.
Është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen. Liria ose vdekja – është udhëkryqi para të cilit gjenden protagonistët, të burgosurit e një bote në të cilën politika dhe feja garojnë për hapësirën dhe prozelitët.
ObserverKult
Lexo edhe:
JUSUF BUXHOVI TAKOHET ME ROTARIANËT E GJAKOVËS, KRITIKON AKADEMITË E KOSOVËS DHE TË SHQIPËRISË
Shkrimtari, publicisti e historiani Jusuf Buxhovi takohet me rotarianët e Gjakovës
Nga Blerim Valla
Ishin rotarianët e Gjakovës, të cilët në objektet e qendrës së re të pensionistëve në Gjakovë (donacion ky i Rotary Club – it gjakovar), mbajtën një takim intereaktiv me shkrimtarin, publicistin e historianin e njohur Jusuf Buxhovi. Paraprakisht z. Buxhovi i ka dhuruar qendrës në fjalë mbi 100 libra dhe vepra të ndryshme të tij, duke e pasuruar dhe begatuar këndin e librave në këtë objekt. Këta libra i pranoi kryetari i rotarianëve gjakovar, dr Agron Abrashi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult