Në 30 vjetorin e themelimit të Shtëpisë Botuese Buzuku, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit për roman
Çmimi i parë i është ndarë Besnik Mustafajt, për romanin e tij “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin (Conarium)”.
Çmimi i dytë në këtë konkurs i është ndarë Shkelzen Marevcit për romanin “Terror e dashuri”,
Ndërkaq çmimi i tretë u është ndarë Biser Mehmetit për romanin “Lulja e hidhur”, Shqiponja Axhami-Trota për romanin “Fundi i Uskanës” dhe Nexhat Çoçajt për romanin “Të gjallë e të vdekur në një varr”, si dhe Jetlira B. Avdiaj për romanin “Bija e Antarktidës”.
Në fund të ceremonisë, çmimi special është ndarë për letrarin që jeton në New York, Roland Gjoza për romanin “Naomi”, i vlerësuar për stilin unik, natyrshmërinë dhe larminë rrëfimore.
Sipas Abdullah Zenelit, themelues i shtëpisë botuese “Buzuku”, të gjithë fituesve të çmimeve do t’u botohen romanet.