Sherri mes dy kolosëve, Sadije Agolli: I kërkoj falje Kadaresë vetëm për diçka…

Sadije Agolli (tashmë e ndjerë) ka folur kohë më parë në lidhje me sherrin mes burrit të saj dhe Ismail Kadare.

Bashkëshortja e të madhit Agolli pati treguar haptaz se nuk e ka kuptuar arsyen se pse komshiu i tyre e ka nisur këtë betejë. “Kadaresë i kërkoj falje vetëm për çezmat që i kam lënë hapur.

“Ismail Kadareja thuajse gjatë pjesës kryesore të jetës së tij ka jetuar gjithmonë një kat poshtë Dritëro Agollit. Në atë kohë në shtëpinë e Agollit kishte raste që vinin njerëz të thjeshtë dhe fshatarë nga zona të ndryshme të vendit. Të cilët pasi rrinin për darkë, nisnin dhe këndonin këngë të ndryshme. Kjo dukej, se e shqetësonte Kadarenë i cili gjatë asaj kohes shkruante romanet.

“Dhe ndonjëherë, uji i çezmave pritej dhe Sadija i harronte çezmat hapur. Kur vinte uji, shtëpia e Agollit përmbytej. Dhe uji rridhte deri poshtë në apartamentin e Kadaresë.

“Vetëm për këtë gjë i kërkoj falje Kadaresë”, pati thënë Sadija, e cila tregon se ka njohur më parë Helenën dhe Ismailin. E pastaj nëpërmjet tyre është njohur me Dritëro Agollin.

“I kërkoj falje Kadaresë vetëm për ujin e çezmave dhe zhurmën e fëmijëve. Por këto janë gjëra njerëzore, ndërsa borxh tjetër nuk i kemi ”, pati përfunduar ajo.

LEXO EDHE: LETRA E HELENA KADARES PAS VDEKJES SË SADIJE AGOLLIT: SEKRETET QË KEMI NDARË NË DHOMËN E KONVIKTIT

Shtëpisë Agolli, edhe pse jeton aty i biri, më shumë do t’i drejtohen Elonës, vajzës së Dritëroit e Sadije Agollit. Kohë përpara se i ati të ndahej nga jeta, ishte Elona që kujdesej që ca gjëra të bëheshin të mundura.

Akoma më shumë kur e ëma mbeti pa Dritëroin e saj. Ishte ajo që do ta angazhonte po prapë me punë të të atit, vetëm t’i mbante frymën gjallë. Nuk e bëri dot për gjatë… Muaj më parë, Sadija shkoi atje ku të gjithë e dinin se kishte vendin, te Dritëroi. I dha fund kështu pagjumësisë permanente të këtyre viteve, anktheve, nervozizmit e gjithë atij boshi ku iu duk se e hodhi jeta….

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU