Shfaqet aktorja e njohur pas diagnostikimit me sëmundjen e rëndë

Aktorja e njohur, Christina Applegate, është shfaqur së fundmi në publik pas diagnostikimit me sklerozë multiple.

Aktorja ndodhej në sheshxhirimin e sezonit të tretë të serialit të Netflix “Dead to me”. Ajo ndodhej në një nga plazhet e Malibu së bashku me bashkëprotagonisten e serialit Linda Cardellini. 

Në serial Christina luan si Jen Harding, një nënë, e ve, që krijon një miqësi me Judy Hale (Cardellini) kur takohen në një grup mbështetës.

Hale është një asistente e kujdesit shëndetësor të cilës i ka vdekur i fejuari dhe ka pësuar pesë aborte, transmeton ‘lapsi.al’.

”Dead to me” do të publikonte sezonin e tretë dhe të fundit në muajin korrik 2020, por për shkak të pandemisë COVID-19 prodhimi u shty deri në pranverën e vitit 2021.

LEXO EDHE: TRONDIT AKTORJA E NJOHUR: NA KEQTRAJTOJNË NË HOLLYWOOD

Aktorja e njohur, Salma Hayek, ka rrëfyer disa të vërteta të saj, nga puna në Hollywood.

Pas rrëfimit për punën me producentin Harvey Weinstein. Ku tregoi sesi ai e kishte detyruar të bënte një skenë nudo vetëm që ta shihte. Salma Hayek thotë se producenti i famshëm nuk ishte i vetmi që sillej keq me femrat në Hollywood, transmeton ‘syri.net’.

“Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron pozat e tij, duke e ditur se mund të shkatërrojë gratë. Weinsteimm nuk ishte i vetmi. Ne jemi femra! Sulmohemi kudo! Kështu që mësoni të jeni të guximshme. Nuk është e lehtë, por duhet”, u shpreh ajo.

Më herët, Salma tha se Weinstein e thërriste gjatë realizimit të rolit dhe bërtiste: Pse e ke këtë vetull të bashkuar e pse ke mustaqe? Nuk të punësova të dukesh e shëmtuar!”

“Thosha me vete: Po ky a ka parë ndonjëherë ndonjë foto të Frida Kahlo-s?”- u shpreh ajo.