“Apolonia, perënditë kishin të drejtë” ishte filmi dokumentar që mbylli edicionin e Festivalit të filmit Arkeologjik, në qytetin antik. I pranishëm ishte edhe Jean Gabriel Rey, i biri i Leon Rey, arkeologut te njohur francez, që bëri zbulime të rëndësishme në Apoloni.
“Ardhja ime këtu gjithnjë më krijon emocione shumë të forta, pasi babai im ka vënë kazmën e parë për zbulimin e vendeve arkeologjike në Shqipëri”, tha Gabriel Rey.
“Apolonia, perënditë kishin të drejtë” është një film-homazh për arkeologun Leon Rey.
Festivali i Filmit Arkeologjik u zhvillua në disa vende historike përgjatë dy javëve, 16-30 qershor, me filma dhe dokumentarë prodhuar nga “Argjiro” dhe financuar nga BE. Këto dokumentarë sollën dëshmi të historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare./shqiptarja.com