Nga fëmijëria e vështirë në regjimin komunist, tek vdekja e dyshimtë në Çikago, përmes një dokumentari, gazetarja e Report Tv Admirina Peçi tregon për shkrimtarin Bilal Xhaferri, për “Qëndrestarin në përndjekje”.
Njeri i letrave, aktivist, bir i çamërisë, u shfaq në Muzeun Historik, dokumentari i gazetares Admirina Peçi, për shkrimtarin Bilal Xhaferri.
Gjithçka nis në Ninat të Konispolit ku Xhaferri lind. Humbi nënën e komunistët i pushkatuan të atin. Vetëm 12-vjeç i duhet të kujdeset për tri motrat.
Më e vogla Anita Hoxhës tregon për të. Krahas saj, miq e shok, mes të cilëve edhe skenaristi i dokumentarit Bashkim Kuçuku e studiuesi Uran Butka.’- tha Admirina Peçi.
‘Letërkëmbimet, e mbi të gjitha dëshira e madhe për të shkruar. Me një shpirt që siç thoshte pavarësisht sprovave kishte mbetur i pastër.
Narrativa e historisë së Bilalit zbulon përndjekjen nga regjimi komunist, e që bëhet më i pamëshirshëm në ‘68-ën… Në skicën e dhomës ku qëndronte planifikoheshin përgjuesit. E për çdo rast aty ishin operativët, shpesh ndër ata që i rrinin pranë.
Dokumentari zbulon me dhjetëra, si “Petraq Myzeqari”, “Bilbili”, “Dhespoti” e të tjerë. Derisa Bilalit nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të arratiset. Duke lënë pas një letër. ‘- tha Anita Hoxha, motra e tij e vogël.
Në Shtetet e Bashkuara, ai do të vijojë të shkruaj për vendin, fytyrën e komunizmit e të diktatorit që i pushkatoi të atin 39-vjeç. Por pinjollët do ta përndiqnin edhe aty. Do t’i digjnin redaksinë ku ai botonte revistën “Krahu i shqiponjës”. Në Shqipëri do ti kërcenonin të afërmit.
Xhaferri ndonëse në Amerikë jetonte me vetëdijen se komunistët nuk do të hiqnin dorë, deri sa ta shihnin të pa jetë. E në fakt, vdekja i erdhi e beftë në ‘86-ën në Çikago… Por, siç do të zbulojë e motra, kjo vdekje i është thënë se nuk ishte natyrale. Dhe se vëllanë e saj e helmuan…
Dokumentari prek momente të tjera kulmintate me Bilalin post mortum, si kthimin e eshtrave në vendlindje. Apo krijimin e shtëpisë muze në Sarandë e mbi të gjitha i bënë jehonë veprës së tij, edhe përmes interpretimit të aktores Margarita Xhepa.
E gjithçka mbyllet po në Ninat me tingujt melankolikë të muzikës çame, e një ftesë për ta rizbuluar Bilalin, përmes çdo faqeje të historisë e botimeve të tij./shqiptarja.com
Lexo edhe:
BILAL XHAFERRI: S’DO TA HARROJA KURRË MARIEN…
ObserverKult