Shfaqet filmi shqiptar që është kandidat për “Oscar”- trajton një ngjarje tragjike

oscars

Filmi “Alexander” i regjisorit Ardit Sadiku, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e çmimeve Oscar, u shfaq premierë në kinemanë Cineplex të Tiranës para një publiku kineastësh dhe gazetarëve të kulturës.

Filmi është dëshmia e një ngjarjeje tragjike, ndodhur ndërsa regjimi komunist ishte në grahmat e fundit.

Protagonisti i filmit, Aleksandër Gruda, një mekanik i anijeve të flotës detare, rrëfen arratisjen nga Shqipëria komuniste së bashku me familjen dhe miqtë, gjithsej 18 persona të cilët rrëmbyen një anije luftarake, në liqenin e Shkodrës.

Por rruga e tyre drejt lirisë nuk ishte e lehtë. Në përfundim të kësaj aventure, Aleksandri u gjet në udhëkryqin e jetës: t’i gëzohej lirisë apo të hidhërohej për humbjen e vajzës së vetme në tentativën për t’u arratisur.

Rrëfimet e kësaj historie mbi përpjekjet ekstreme në kërkim të lirisë, regjisori Ardit Sadiku i ka xhiruar në tre kontinente: në Amerikën e Veriut, Europë dhe Australi, ku jetojnë protagonistët e ngjarjes./ atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

14 FAKTE INTERESANTE QË NDOSHTA NUK I DINIT PËR FILMIN “KUMBARA”

Këto janë disa fakte në lidhje me kryeveprën e Francis Ford Coppola-s që përshtati filmin nga romani i Mario Puzo-s. Filmi “Kumbara” cilësohet gjerësisht si një nga më të mirët të historisë së kinematografisë.

1. Francis Ford Coppola ishte në rrezik shkarkimi gjatë produksionit

Francis Ford Coppola nuk ishte regjisori i parë i Paramount Pictures që kishte në mendje “The Godfather”. Elia Kazan, Arthur Penn, Richard Brooks, dhe Costa-Gavras. Të gjithë këta e refuzuan këtë punë dhe pasi filmimi nisi, drejtuesve nuk po u pëlqente shumë drama me të shtëna e Coppola-s. Ata donin një film me gangsterë më banalë. Dhe kështu deshën ta hiqnin atë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult