Shfaqja “Arrëthyesi”, premierë nga Baleti i Kosovës për fundvit

Foto ilustrim

Një nga shfaqjet më të njohura të repertorit botëror klasik “Arrëthyesi”-balet në dy akte do të shfaqet për herë të parë në vendin tonë me datë 16 dhe 17 dhjetor të vitit 2023, duke filluar nga ora 19:30.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë ky produksion i përmasave të jashtëzakonshme, vjen si rezultat i bashkëpunimit në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Filarmonisë së Kosovës.

Kjo shfaqje është bazuar në historinë e “Arrëthyesi dhe Mbreti i Minjve” nga E.T.A Hoffman.

Për muzikën është kujdesur Pyotr Ilyich Tcaikovsky, për koreografinë Ilir Kerni (sipas Marius Petipa, Lev Ivanov), dirigjenti Boian Videnoff, për kostumografinë Elva Bella, ndërsa për skenografinë Vesa Kraja.

Shfaqja do të shfaqet në Salla AMC/Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, gjegjegjësisht në rrugën “Cërriku” në Obiliq.

ObserverKult  


Lexo edhe:

BALETI I KOSOVËS VAZHDON ME SHFAQJEN “CORRER O FADO”, JA KU MUND TA SHIHNI GJATË NËNTORIT

Me datë 1 nëntor duke filluar nga ora 20:00 do të shfaqet “Correr o Fado” në Prishtinë, derisa në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e njëjta shfaqje u pat shfaqur edhe me datë 8 qershor të këtij viti.

Me datë 2 nëntor shfaqja “Correr o Fado” nga ora 20:00 do të shfaqet edhe në Gjilan. Ndërkaq me datë 3 do të shfaqet në Shtimje, në ora 19:00.

Kështu ka njoftuar Baleti Kombëtar i Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult